ASOS nxjerr në shitje një  veshje të dizenjuar enkas për personat në karrige me rrota! 0 107

ASOS ka punuar për zgjerimin e linjës së tyre duke sjellë në treg koleksione unisex me opsione të shumta për femrat me masa të ndryshme trupore, duke promovuar kështu imazhet pozitive trupore dhe mirëqenien mendore. Së fundmi kjo markë ka nxjerrë ne treg një ‘jumpsuit’ mushama me zinxhir që kur mbyllet kthehet në një pjesë të vetme e dizenjuar duke patur ndërmend personat paraplegjikë.

Veshje të aksesueshme nga njerëz të ndryshëm është një fushë e marrë nga një ndër  dyqanet më të mëdha online, që kësaj here është fokusuar tek personat me nevoja të veçanta, në mënyrë që të gjejnë më lehtësisht atë çka u nevojitet.

Pjesa më e bukur e kësaj? ASOS ka bashkëpunuar me modelen dhe gazetaren  Chloe Ball-Hopkins, e cila përdor një karrige më rrota në mënyrë që të mund të krijonin një veshje të posatshme. Sipas përshkrimit në ËEB kjo veshjë shërben si mushama për mbrojtje nga shiu. Ball-Hopkin e lavdëroi veshjen në rrjetet sociale ku shkroi;

‘Muajt e fundit kam punuar me ASOS për të krijuar një veshje moderne dhe praktike kundra ujit të gjitha në një. Jo vetëm për personat të cilët janë në karrige me rrota si unë por për këdo”; është shprehur Chloe. Në mediat sociale ky produkt u pëlqye shumë dhe Ball-Hopkin u duartrokit për këtë projekt.

“Po. Po dhe po. Kjo është diçka e mrekullueshme. Kjo është ajo çfarë të rinjtë duan të shohin dhe është e mrekullueshmë që ASOS ka punësuar modele të cilat janë në karrocë me rrota si Ball-Hopkin dhe modë e cila është për të gjithë”: ka shkruar një prej ndjekësve.

 

Previous ArticleNext Article