Si të mbetesh shtatzënë menjëherë pas ciklit! 0 604

Nuk janë të pakta femrat që kanë menduar se do të mbeteshin shtatzënë menjeherë, vetëm për të zbuluar më pas se nuk qenka  dhe aq e lehtë. Në situata të tilla, padyshim që mund të demoralizohesh shpejt, por mjekët thonë se për një cift pa probleme shëndetësore dhe me raporte të shpeshta në periudhën fertile, mundësia e ngjizjes është 20 deri ne 25% në muaj.

Për këtë arsye nuk ka përse stresoheni, megjithatë ndonjë këshillë të vogël edhe mund ta merrnin parasysh. Metoda 100% të sigurta nuk ka, ama gjërat mund të përshpejtohen paksa duke identifikuar shenjat e ovulimit. Probabliteti i suksesit shtohet ndjeshem nëse raportet përqëndrohen 5 ditë para dhe në ditën e ovulimit.

Cikli menstrual zgjat mesatarisht 28 ditë, dhe ovulimi ndodh rreth ditës së 14-të. Periudhë e mirë konsiderohet cuditërisht edhe ajo direkt pas menstruacioneve, ndonëse mendohej e kundërta. Mund ta provoni. Për të identifikuar periudhën fertile shikoni:

  • Mukusi I qafës së mitrës ndryshon në krahasim me ditët e tjera, shtohet, bëhet më elastik dhe I ngjashëm me të bardhën e vezës
  • Temperaturën ; duhet matur matur cdo ditë përpara se të ngriheni nga shtrati. Periudha më fertile është ajo me temperaturën më të lartë

Dhe një këshillë: mos e ekzagjeroni shumë me aktivitetin fizik.

Previous ArticleNext Article