Sondazh/ Votoni balerinin më seksi shqiptar! 0 346

Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Nuk e mohojmë dot se balerinët shqiptarë janë ndër më të mirët në botë dhe kudo që ata kanë shkuar kanë treguar talent dhe nivel të lartë artistik. Është fakt se Shqipëria qëndron më lart se mjaft vende evropiane, sa i përket vlerësimit të baletit klasik, kjo e deklaruar edhe nga kritikët e artit, ndërkohë që në vendin tonë për hir të së vërtetës ende duhet punë për të prodhuar më shumë për publikun që e ka përqafuar gjithnjë artin. Krahas talentit, shumë prej tyre janë tejet joshës e simpatik, ndaj neve menduam të bëjmë një sondazh për të zgjedhur kingun mes tyre.



Bordo rendit disa nga balerinët shqiptarë, të dalluar jo vetëm për suksesin në art por edhe në pamjet e tyre.

Kledi Kadiu

Një nga balerinët më të famshëm shqiptarë, të cilët lartësojnë emrin tonë në skenat prestigjoze. Suksesi I tij në shtetin fqinj në Itali n aka krenuar pa masë.  44-vjeçari është babai i një vajze të quajtur Lea, si rrjedhojë e marrëdhënies së tij më balerinën franceze Charlotte Lazari, me të cilën vetëm pak ditë më parë kurorëzoi dashurinë me një ceremoni luksoze, e cila nuk kaloi pa lënë gjurmë.

Ilir Shaqiri

Balerini simpatik Ilir Shaqiri fama e të cilit i ka kaluar kufijtë, nuk ka munguar pranë publikut shqiptar edhe me pjesëmarrje në spektakle të ndryshme. Dashurinë për baletin e ka të trashëguar nga prindërit e tij, të dy balerinë të njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit. Iliri ka rreth 35 vite  në skenë dhe është babai i një vajze Emilys, pas martesës të tij me Emanuela Morini.

Gerd Vaso

Balerin i njohur në skenë shqiptare prej vitesh dhe bashkëshort i një balerine po aq të njohur Enada Vaso, një ndër çiftet më të ndjekur edhe në botën e show-bizz-it. Ata janë të prindër të një një djali, Roanit. Prej 20 vitesh ata I janë përkushtuar skenës shqiptare, përkushtimi ndaj të cilës, siç kanë deklaruar edhe ata vetë mes humorit, ka bërë që Roani të jetë fëmija e tyre i vetëm.

Esdalin Gorani

Esdalini është një ndër balerinët më të njohur shqiptar, që ndryshe nga pjesa më e madhe e të talentuarve të baletit ka preferuar që karrierën e tij ta përmbushë këtu. Prej shumë vitesh sëbashku me bashkëshorten, Esdalini dhe Ola kanë qenë pjesë e  trupës së baletit në Top Channel. Ndërsa së fundmi çifti e ka fokusuar karrierën në palestrën private të kërcimit. Bruni simpatik është sot baba i dy fëmijëve, 5- vjeçare Olesia dhe djali 1-vjeçar. Ndërkohë ai mbetet po aq simpatik sa në fillimet e karrieës së tij!

Albi Nako

Koreografi dhe balerini shqiptar I lakuar shumë së fundmi edhe për jetën e tij personale, ka shkëlqyer në skenë jo vetëm me debutimet e tij por edhe me punën që realizon intenstivisht me grupin e tij “Albi Nako Dance” në Klan TV.

Dion Gjinika

Balerini Dion Gjikina, i njohur edhe për pjesëmarrjen ne spektaklin “Dancing with the Stars”, ka fituar zemrën e publikut me talnetin e tij. Ai është martuar dhe prej 3 muajsh është bërë babai I një vajze, të cilën e ka quajtur Isabel.

Ilir Avdyli

 

Balerini me fame botërore tashmë, por që në Shqipëri mori fame kur u zgjodh fitues në spektaklin e pare kushtuar kërcimit “12 vallëzime pa një të shtunë”. Më tej Iliri do të vijonte suksesin jashtë kufijve në Las Vegas, për të shkëlqyer akoma më shumë.

 

Previous ArticleNext Article