KreuStil Jetese

Xhinxhieri dhe vetitë speciale të tij!

Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme, por shtrihen përgjatë gjithë vitit. Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet. Studiuesit kanë vërtetuar se ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Për më tepër, xhenxhefilit i atribuohen edhe vlera në trajtimin e artitit, fuqizimit të sistemit imunitar dhe në trajtimin e virozave dhe inflamacioneve të stinës. Mjekët rekomandojnë konsumimin e 250 miligramë xhenxhefil katër herë në ditë për të parandaluar të vjellat, por recetat dhe gramaturat janë të panumërta.

Si të përgatisësh një çaj me xhinxher në shtëpi

Çaji i xhenxhefilit është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur edhe në çdo shtëpi. Për shqetësimet e grykëve apo edhe muskujve të trupit gjatë kësaj stine, merr një xhinxher. Grije dhe hidhi sipër gjysëm litër ujë të valuar. Lëre deri sa uji të marrë ngjyrë kafe, kulloje dhe shtrydh dy-tre limona tek lëngu. Gjithashtu mund të shtosh edhe erëza të tjera si kanellë, apo edhe piper të zi për një efekt edhe me të fortë dhe të përqendruar. Mund të shtosh edhe pak mjaltë sipas dëshirës dhe do të përfitosh një çaj magjik që do të të lehtësojë.

Burimi/ AgroWeb.org

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF