KreuCelebrity

Aktori Joaquin Phoenix në rol si armik i Batman!

Joaquin Phoenix do bëjë pjesë në familjen e madhe të DC Comics. Aktori do të interpretojë Joker-in në një tjetër film  dedikuar ikonës të së keqes, armik i Batmanit. Filmi do ketë për regjisor Todd Phillips dhe do jetë krejt ndryshe nga ai I transmetuar më parë duke inauguruar, i cili për hir të së vërtetës mori shumë Kritika. 

Filmi është përkufizuar nga krerët e DC si një histori e ‘kazanit që zien’ ambjentuar në qytetin e Gotham në vitet ’80. Xhirimet pritet të nisin në vjeshtë, me një buxhet prej afro 55 milionë dollar dhe sipas producentëve do të dalë në ekranin e madh në 2019.

Joaquin Phoenix mori tre nominime në Oscar për punën e tij në “The Master” të Paul Thomas Anderson, “Kur dashuria djeg shpirtin” të James Mangold, në rolin e Johnny Cash dhe “Gladiatori” të Ridley Scott.

Gjithashtu fitoi çmimin si Aktori më i mirë në Festivalin e Kanës në 2017n për filmin: “You Were Never Really Here” të Lynne Ramsey

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF