KreuStil Jetese

Armina i tha të gjitha, çdo gjë që doni të dini për të!

Shumë e duan, e të tjerë kanë gjithmonë kritika për të, ama e vërteta është se kureshtja  për të ditur gjithçka rreth Armina Mevlanit është diçka që s’e mohojmë dot. Lajmet rreth saj janë përherë shumë të klikuara, dhe kjo gjë na e përforcon edhe më mendimin se bloggerja bukuroshe është një emër për të cilën kushdo do të dijë gjithçka.

Rrjeti social instagram, ka sjellë një opsion të ri, të quajtur “Ask me a question” (Më bëj një pyetje), nga ku ndjekësit i bëjnë pyetje personit dhe ai sigurisht nëse do, ju kthen përgjigje publikisht. Edhe Armina është pjesë e kësaj risie të instagramit, duke i ftuar ndjekësit e saj, t’i bëjnë pyetje në mënyrë që ajo t’u përgjigjet.

Sigurisht që pyetjet kanë qenë të shumta, por Mevlani ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre, nga ku na zbuloi me disa të vërteta rreth saj që ne nuk i dinim. Që nga hera e parë që ajo ka rënë në dashuri, e deri tek kremërat, parfumet, sekrete te kujdesit të saj ndaj vetes, e deri tek librat e filmat e saj të preferuar, Armina i zbuloi të gjitha nëpërmjet kësaj ‘interviste’.

Ej, po na la pa punë ky instagrami!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF