Beyonce shtatzënë me bebin nr.4? 0 264

Fansat e Beyonce-s, nënë e trë femijëve, dy nga të cilët binjakë, janë tërbuar nga nje gjest i këngëtares në skenë dhe po kërkojnë të marrin vesh nëse mbretëresha e popit është sërish shtatzënë. Beyonce përkëdheli barkun ndërsa performonte gjatë turneut “ On the run II“ në krah të të shoqit, Jay Z dhe kaq u desh që internet të mbytej me lajmin e mundësisë së një fëmije tjetër për ciftin.

Për ata që e mbajnë mend, bukuroshja me zërin e fuqishëm zgjodhi po këtë mënyrë për të njoftuar shtatzaninë e saj të parë gjatë ceremonisë së MTV Video Music Awards në 2011-tën.

Si të mos mjaftonte kjo, 36 vjecarja u shfaq  në Kanë të martën (për një pushim të shumëmerituar), dhe fustani i kuq i gjatë me një dekolte të thellë tregonte edhe një bark të rrumbullakosur, që nuk duket të jetë thjesht pasojë e një loje te syve. Për momentin nuk vërtetohet dot, por nëse kështu është vërtet, do të merret vesh shpejt!

Previous ArticleNext Article