Brigitte Macron dhe Melania Trump përplasen me stilet! 0 881

Kur gjenden pranë njëra tjetrës, bashkëshortet e dy presidentëve, atij amerikan e atij francez, shpesh kanë një histori interesante për të rrëfyer përmes formave e ngjyrave krejtësisht të kundërta të veshjes. Dy Zonjat e Para e treguan këtë edhe nje herë gjatë pritjes në Waterloo, organizuar përpara samitit të Nato-s. Melania dhe Brigitte sollën stile krejtësisht të ndryshme në veshjet e përzgjedhura për aktivitetet e ditës.

Macron u shfaq me një kostum të Louis Vuitton, kombinuar me nje palë stiletto metalike. Fundi, si gjithmonë ishte mbi gju ( e ka për zemër shumë t`i tregojë këmbët). Zonja Trump kishte një fustan të thjeshtë nga Calvin Klein, por për këpucët ka preferuar edhe ajo emrin më të madh të momentit, Christian Louboutin. Më vonë gjatë ditës, u ndërruan; Brigitte, sërish me kostum,  zgjodhi këtë herë pantallonat, ndërsa veshjen e Melania-s, ne praktikisht e adhurojmë, një fustan i bardhë me lule nga Eli Saab dhe kepucë nude.

E kotë të themi se për cilën prej tyre do të shkonte në këtë rast vota jonë!

Previous ArticleNext Article