KreuFashion

3 mënyra për të drejtuar flokët pa i dëmtuar!

Duke e njohur mjaft mirë rëndësinë e pamjes së jashtme femrat duket se do të bënin çdo gjë për t’u dukur bukur, ndaj ju këshillojmë ta filloni me flokët pasi vërtetë janë gjysma e bukurisë. Më poshtë do të listojmë disa produkte natyrale që do t’ju drejtojnë flokët në kushte shtëpie pa patur nevojën e aksesorëve si tharëse, piastër apo krehër.

Vaji kokosit:  

Vaji i kokosit jo vetëm që i mban flokët e drejta duke shmangur kaçurrelat apo elektrizimin, por ky vaj ka gjithashtu përbërës antibakterialë që pastron lëkurën e kokës thellësisht duke reduktuar infeksionet apo rënien e flokëve. 

2 orë përpara se të lani flokët lyejini me vaj kokosi e do të shihni që pas larjes flokët do të jenë shumë të shkrifët.

Birra:  

Nëse doni flokë të drejtë duhet t’i shpëlani me birrë. Kjo pije është e pasur me antioksidantë dhe vitamina dhe shkëlqen flokët nga rrënjët deri tek majat. Birra e flokëve përdorej nga gjyshet tona edhe për të bërë kaçurrela.

Uthulla e mollës:

Uthulla e mollës rregullon pH-in e skalpit. Ajo që duhet të bëni është të përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë ujë dhe të shpëlani flokët me këtë përzierje. Nuk është nevoja t’i shpëlani flokët pasi era e uthullës nuk do të ndihet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF