Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë, martohet me sportisten zviceriane 0 226

Valon Behrami i jep fund beqarisë.  Mesfushori i kombëtares zvicerane kurorëzon lidhjen e tij të dashurisë prej një viti me skiatoren e famshme të Zvicrës, Lara Gutin.

Futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në “Instagram” teksa shihet i veshur në kostume të zeza ndërsa pranë tij gjendet Gutin e veshur si nuse.

“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”, – ka shkruar ndër të tjerash Behrami në rrjetet sociale.

Previous ArticleNext Article