
Nga vajza që adhuronte xhinset dhë këpucët e sheshta, Meghan Markle është sot një anëtare e familjes mbretërore britanike, me nje kod të rreptë veshjeje dhe sjelljeje. Ndonjë rrëshqitje nga rregullat, ish aktores amerikane edhe i ka shpëtuar, sic ishte perpjekja per t`i kapur doren të shoqit në publik ( gjestet e afrimitetit në sytë e botës familja mbretërore nuk i lejon) apo kryqëzimi I këmbëve.
Së fundi, ajo e ka bërë edhe një tjetër gabim: gjatë vizitës në Dublin, veshja e saj ( Givenchy) ishte e përkryer, por pati një detaj që nuk i shpëtoi syrit të paparacëve: çanta e saj Midi Tote, e firmës skoceze Strathberry, mund të konsiderohet një kryevepër e garderobës së dukeshës së Sussex-it.
Por ndoshta nga nxitimi, çantës me sa duket të porsablerë, Meghani nuk i kishte hequr plotësisht mbeshtjellësen plastike, që dukej paksa tek pjesa poshtë. Cellofani ka mbetur i ngjitur tek këmbëzat e cantës. Një gabim që nuk duhet ta bëjë një dukeshë, por që mund ta bëjë njerëzorja Meghan, apo jo?
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)