KreuBusull

Horoskopi ditor 12 korrik 2018

Dashi

Nuk është se keni arritur të zgjidhni çështje që ju kanë shqetësuar këto kohë. Kjo gjë ju ka sjellë më shumë stres se zakonisht.

Demi

Keni fituar pavarësi morale dhe financiare nga e shkuara juaj. Për këtë arsye jeni bërë më tolerantë dhe më të hapur me të tjerët.

Binjakët

Një detaj që po ju ha shumë kohë dhe po ju mundon sot më në fund do të gjejë zgjidhje. Ju doni të jeni perfeksionistë dhe do t’ja arrini qëllimit.

Gaforrja

Keni filluar të keni më shumë besim te personat që ju rrethojnë dhe jo gjithmonë shtyheni nga instikti për të zgjidhur një problem

Luani

Nuk keni shumë kohë për mëdyshje dhe dyshime sot. Njerëzit tuaj të dashur do t’ju kërkojnë ndihmë dhe duhet të jeni të gatshëm pa asnjë rezervë.

Virgjeresha

Keni zgjedhur mënyrën më të thjeshtë për të mos pranuar ndjenjat tuaja, duke shmangur një person të caktuar. Do të pendoheni më vonë.

Peshorja

Komunikimi është shumë i rëndësishëm sot. Nëse nuk bisedoni, si me kolegët ashtu edhe me partnerin, çështjet e mbartura nuk do të gjejnë zgjidhje.

Akrepi

Një person ka krijuar një ide të gabuar për ju që nuk i korrespondon realitetit. Nëse doni të sqaroheni mund ta ftoni për një takim

Shigjetari

Keni vënë baza të forta për të ardhmen tuaj profesionale dhe jeni mjaft të qetë ndaj çdo ndryshimi që mund të ndodhë.

Bricjapi

Duhet të mirëkuptoni pjesëtarët e familjes sot që nuk do të aprovojnë një vendim tuajin që dashje pa dashje i kushtëzon edhe ata.

Ujori

Nuk keni zgjidhje tjetër sot përveçse të merrni në dorë situatën dhe të mundoheni të zgjidhni ngërçet e krijuara sepse mund t’ju prishin punë.

Peshqit

Keni qenë shumë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve dhe personave që keni patur pranë por tashmë keni ndryshuar qëndrim, nisur nga një situatë e caktuar.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF