Ja dhe arsyeja e sherrit të madh mes Rihanës dhe miliarderit saudit!!! 0 615

Fotot i pamë të gjithë, dhe sigurisht, deshëm ta dinim që në atë cast se për çfare ishte gjithë ai sherr. Por Rihana vetëm tani na e tregoi arsyen e grindjes në plazh me të dashurin miliarder . Dhe motivi është krejtësisht banal: “Kur ti mendon se di më shumë për futbollin. Botërori 2018”, shkruan këngëtarja në Instagram, në krah të një fotoje me dy luanë, ku luanesha i ulëret në turi mashkullit të strukur.

Pra, paska qenë muhabet futbolli! Të paktën këtë pretendon ylli i pop-it, megjithëse si zor të besohet se gjithë ai tension dhe përpjekjet e Hassan Jameel-it për atë që duket si shfajësim dhe vetëmbrojtje, të kenë qenë thjesht rezultat I përplasjeve për një ndeshje!

Rihana dhe biznesmeni nga Arabia Saudite ( gjithashtu ish I dashur I Naomi Campbell) thuhet të jenë lidhur që nga mesi i vitit 2017, kur u fotografuan në momente intime me njëri tjetrin në një pishinë, e ndonëse tani vonë u hapën fjalë se cifti ishte ndarë, fakti që udhëtuan bashkë drejt Meksikës për pushime, e mbylli thashethemnajën shumë shpejt!

Previous ArticleNext Article