Këta 20 njerëz bënë gjithçka për foton perfekte të pushimeve 0 1007

Kujdes: Këto foto duan shumë guxim!

Të gjithë mezi i presim pushimet, për të zbrazur kështu të gjithë lodhjen dhe stresin e akumuluar gjatë një viti të gjatë e impenjativ, në punë, shkollë apo çfarëdo aktiviteti që ne kemi. Në momentin që bëjmë valixhen, mund të na ndodhë të harrojmë diçka pa marrë, ama aparatin, apo telefonin për të bërë foto nuk e harrojmë kurrë dhe këtu besoj se biem të gjithë dakord.

Secili prej nesh ka dëshirë që të fiksojë momentet e bukura të relaksit, apo qejfit kur jemi me pushime, që në të shumtën e rasteve destnacioni i fotos dihet, instagram apo facebook do të jetë vendi final i fotove. Por edhe një foto statike, pa farë kompozimi apo imagjinate nuk do të jetë fort interesante ndaj edhe puna e fotove kërkon impenjimin dhe fantazinë e duhur në mënyrë që të dalë një mini vepër arti, me të cilën të krenoheni tek miqtë tuaj.

Ne ju sjellim 20 ide fotosh tejet origjinale, ndonjëherë tmerrësisht të frikshme, pasi duan shumë guxim, ama nëse jeni të fiksuar pas fotografisë me siguri do ta provoni. Shihni fotot dhe realizoni këtë vit foton perfekte të pushimeve tuaja.

 

Previous ArticleNext Article