Klea Huta në SHBA “tërbohet” me Emina Cunmulaj 0 487

Klea Huta prej ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është totalisht e përfshirë në projektin e ri që do të sjellë në shpjeti në Top Channel. Pavarësisht angazhimeve për punën, Klea e ka shfrytëzuar në maksimum vizitën në SHBA edhe për të kaluar bukur me miqtë qe jetojnë atje.

Dhe këtu nuk mund të mungonte modelja e njohur Emina Cunmulaj. Kjo e fundit e njohur për spontanitetin që shfaqet në çdo foto që ajo shpërndan në rrjetet sociale. Me sa duket, tundimit nuk i ka shpëtuar as Klea Huta, ku teksa dëfren me mikeshën e saj në një shëtitje në park, kënaqësinë për kohën që po kalojnë së bashku e kanë transmetuar edhe në foto teksa duhen aq të lumtura.

Ndërsa poshtë fotos së publikuar Klea shkruan “With a free spirit woman” (Me femrën me shpirt të lirë) 

Previous ArticleNext Article