Modelet? Si ne të gjitha, pas lindjes me bark të varur e të rrumbullakosura! 0 362

Jemi mësuar të na tregojnë sesi i rikthejnë në kohë rekord linjat e tyre perfekte pas lindjes. Por e vërteta del në dritën e diellit, e jo në “furcën“ e photoshop-it. Pamjet e Candice Swanepoel në plazh pas lindjes se fëmijës së saj të dytë, tregojnë se natyrës, të paktën në fillim, nuk kanë c`i bëjnë as ato.

Megjithatë, reagimet e disa ndjekësve në Instagram kanë qenë krejtësisht të pavend. Ata nuk kanë ngurruar ta kryqëzojnë modelen e Victoria`s Secret për linjat e reja, në një kur nga lindja nuk kanë kaluar as dy javë. 29 vjecarja iu përgjigj duke i kërkuar të “shohin një herë veten, pastaj të flasin për të tjerët“. Shoqëria mund të jetë ndonjëherë shumë e egër, shkruan Candice e mësuar të adhurohet për fizikin e vet të jashtëzakonshëm, por që tani e ka provuar në kurriz cdo të thotë të kthehesh në tabelë qitjeje. Standartet e bukurisë, vazhdon ajo, janë ndonjëherë të pamundura për tu plotësuar nga femrat në ditët tona.

Previous ArticleNext Article