KreuCelebrity

Në Rusi në datën e finales së botërorit, nuk do të këndojë vetëm Era Istrefi por edhe një këngëtare tjetër shqiptare!

Këtë të dielë do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Botëror të Futbollit. Franca dhe Kroacia do të garojnë më datë 15 korrik për titullin e kampiones së botës.

Krahas kureshtjes për të parë se cila do të fitojë, për ne shqiptarët një arsye shumë e madhe që do të na bëjë ta ndjekim me shumë dëshirë këtë finale është edhe pjesmarrja e këngëtares shqiptare Era Istrefi, e cila së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith do të hapin mbrëmjen duke performuar këngën zyrtare të këtij kampionati, “Live it Up”.

 

Por duket se Era nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të këndojë në Rusi këtë të dielë, pasi edhe Arilena Ara ka lajmëruar që data 15 korrik do ta gjejë në koncert ne Rusi. Sigurisht që Arilena nuk do të këndojë në fushën e blertë, por është bukur që Moska atë ditë do të këndoje “shqip”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF