Rita Ora: E përulur nga mbështetja e vendit tim! 0 245

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora përveç suksesit të saj, njihet edhe për krenarinë që shfaq teksa prezanton vendin e origjinës të saj në mbarë botën. Dhe kjo ka qenë një ndër arsyet që Rita Ora u nderua edhe me titullin ‘Hyjneshë në Fron’ nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sot Rita Ora ka sjellë dhe një herë në vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram emocionin e ditës të takimit me Haradinaj, ku mori titullin mes shumë shqiptarëve tC tjerë të pranishjëm,  duke nënvizuar se është e nderuar dhe se i përulet mbështetjes së vendit të saj.

 

 

“Faleminderit Kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme me të talentuarit kosovarë. Faleminderit që më prezantuat me këtë simbol të bukur të Prishtinës, titulluar ‘Hyjnesha në Fron’. Jam e nderuar dhe e përulur nga mbështjetja e vendit,” – shkruan Rita në një postim në Instagram.

Previous ArticleNext Article