KreuStil Jetese

Studimi / Si t’i mbrojmë fëmijët nga alergjitë që në muajin e katërt!

Për t’i mbrojtur nga alergjitë, ushqeni fëmijët me ushqime të forta që nga muaji i katërt. Një studim i ri, zbulon se fëmijët që hanë ushqime të forta që nga muaji i katërt i jetës, kanë më pak mundësi të përfitojnë alergji. Ushqimi i fëmijëve me ushqime që shkaktojnë alergji direkte,  si vezët apo kikirikët,  janë ndihmës të mirë, që të shmangen alergjitë e fëmijërisë edhe më vonë gjatë jetës.

Ky sugjerim bie në kundërshtim me këshillat e tanishme, se fëmijët nuk duhet të ushqehen me ushqime të forta, para se të kenë gjysmë viti jetë.

Akademia e Pediatërve Amerikan kërkon nga prindërit, t’i ushqejnë fëmijët me ushqime të forta, që nga muaji i katërt i jetës, sigurisht në varësi edhe të oreksit të tyre, apo shijve atyre nis u pëlqen.

Por, me çfarë duhet të ushqehen këta fëmijë?

Filloni me drithëra, perime të verdha e portokalli dhe pemë. Shtoni ushqime që shkaktojnë alergji, por në doza të vogla si qumësht, soja dhe vezë. Provoni ushqime të tjera që keni në shtëpi, duke u kujdesur për freskinë e tyre. Pas disa ditësh nëse ushqimi i pëlqen thjesht shtojeni sasinë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF