Talljes nuk i shpëtojnë as pasanikët! 0 407

Janë fëmijët e një ikone të muzikës dhe një producenteje të suksesshme filmi. Mendohet se jeta për ta nuk mund te ishte përvecse e mrekullueshme. Por vajzat dhe djemtë e Stingut dhe Trudie Styler kanë vuajtur në shkollë bullizmin e shfrenuar. Ka qenë tepër e vështirë për ata të rriteshin me një baba kaq të famshëm, rrëfen 64 vjecarja. Dhe kjo, të paktën në fillim, u reflektua edhe në marrëdhëniet mes tyre.



Peshën e talljeve e ka ndjerë në mënyrë të vecantë, vajza e tyre Elliot, që e përjetoi situatën shumë keq. Ndonjeherë, thotë Trudi, nuk duhet shumë që të diferencohesh nga të tjerët e te gjendesh papritur i përjashtur. Është goxha e vështirë.

Subjekti i bullizmit shfaqet shumë shpesh në filmat e saj të fundit, cka tregon impaktin e madh që ka pasur tek aktorja si nënë. Trudi rrëfen se së bashku me të shoqin po punojnë fort me një organizatë në Amerikë të quajtur Stomp Out Bullying, me shpresën se cifti do të arrijë të ndihmojë kështu që të përhapet influenca e këtij grupimi edhe ne Angli e të luftohet fenomeni shqetesues.

Previous ArticleNext Article