Xhesika Berberi jep mendimin nëse ish-i dashuri shoqes vlen apo jo për burrë! 0 195

Pyetësori në instagram, ‘modë’ e ditëve të fundit, këtë radhë na ka dërguar te modelja bukuroshe Xhesika Berberi. Mes pyetjeve drejtuar modeles na tërhoqi vëmendjen ajo në lidhje me Shpat Kasapin, këngëtari Kosovar i njohur edhe për lidhjen e tij me Afërdita Dreshaj, kjo e fundit mikeshë e ngushtë me Xhesikën.

Pikërisht ndaj përbën lajm përgjigja, mes rreshtave nënkupton edhe gjëra të tjera. Pyetjes “A do ta kishe pranuar Shpat Kasapin për burrë?”, – Xhesikës, e cila është përgjigjur duke shkruar: “Jooooo…”, dhe si për ta përforcuar dyshimin tonë që përgjigja nuk është kretj spontane, ka shpërndarë foton me Afërditën.

Këngëtari Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj kanë pasur një romancë prej vitesh, ndërsa në vitin 2013 i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe modelja më pas u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë, ajo po shijon ditët e para të martesës më bashkëshortin e saj, Jakub, por ja shoqja e saj e ka kthyer pak në kohë, duke i kujtuar me shaka dashuritë e vjetra.

Previous ArticleNext Article