7 vite pa Amy Winehouse, fotot e papublikuara kur ishte e lumtur! 0 521

Këngëtarja Amy Winehouese në shumë pak vite arriti të ketë një karrierë të jashtëzakonshme muzikore, me stilin e saj krejt të veçantë. Kulmi i suksesit të saj arriti kur theu rekord me shitjen e albumit “Black to Black” në vitin 2006. Por pavarësisht suksesit të saj gjithnjë në rrijte dhe çmimeve të panumërta që fitonte ,varësia nga droga dhe problemet mendore e shtynë drejt vdekjes në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare.

Më 23 korrik të vitit 2011, këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, vetëm 5 vite pasi arriti majat e klasifikimeve botërore dhe fitime marramendëse.

Ndonëse kanë kaluar 7 vite, që kur Amy Winehouse u nda nga jeta, disa foto të reja të publikuara në internet tregojnë  Amy në kohën kur ajo ishte krejt e relaksuar në plazhin ‘Santa Lucia’ në Karaibe. Fotot janë realizuar në vitin 2009 dhe në to, diva e muzikës “soul” shfaqet e relaksuar mes pemëve apo në plazh, duke shëtitur mbi kalë apo e mbuluar me rërë.

Fotot janë publikuar nga miku i saj më i ngushtë, Blake Wood.

Previous ArticleNext Article