Bora Zemani debate me drejtuesit, largohet nga Digitalb 0 695

Moderatorja simpatike sportive, Bora Zemani ka qenë e ftuar mbrëmë në “Top Arena”, për të diskutuar per zhvillimet e fundit në prag të finales të Botërorit 2018. Pas diskutimeve për fushën e sportit, u ul përballë Edi Manushit në rubrikën intervista.

Manushi e ka pyetur Borën nëse ajo do të ndërrojë stacion televiziv sezonin e ardhshëm dhe përgjigja e moderatores ka zbuluar një të fshehtë.

“Profesion nuk do të ndërrojë njëherë, me politikë nuk do merrem”, – është shprehur moderatorja. Me anë të kësaj pyetjeje Bora në një farë mënyre nuk e ka mohuar faktin se sezonin e ardhshëm mund të mos jetë në Digitalb.

Në fakt ka disa ditë që qarkullojnë fjalë se marrëdhëniet mes saj dhe drejtuesve nuk janë më të mirat e mundshme kohët e fundit.  SIpas burimeve të Bordo shkak i debateve të Borës me drejtusit e Digitalb nisën që kur ajo prezantoi eventin sportiv të organizuar nga Bashkia në Sheshin ‘Skënderbej’ pa miratimin e tyre.

Pyetja që Manushi kishte zgjedhur drej Bora Zemanit nuk besojmë të ketë qenë rastësore. Dhe në fakt Bora me diplomaci konfirmoi zërat që qarkullonin. Sezonin e ardhshëm nuk do ta shohim më në Digitalb.

Previous ArticleNext Article