Cfarë iu ndalua të ftuarve në dasmën e “Xhemresë“? 0 273

Aktorja turke Oyku Karayel, e njohur më së shumti për rolin e Xhemresë në serialin “Kuzey & Guney”, lidhi kurorë të mërkurën me të dashurin e saj, muzikantin Can Bonomo në një ceremoni private ku për 150 të ftuarit ishte vendosur një kusht i rreptë: të mos publikonin foto.

Dasma duhet të mbetej mes tyre. Por kështu, kureshtja sikur shtohet akoma më shumë, dhe kërkesa për të ditur bëhet më e madhe. Fotot në fund, mbushën rrjetin, dhe ishin vërtet të bukura!

Në mënyrë të vecantë ra në sy fustani i aktores, stiluar nga motra e saj binjake, i mbushur ne pjesën e brendëshme me vizatime fëmijërie që shumëkujt i cuan ndërmend vellon e personalizuar të përdorur nga Angelina Jolie në dasmën e saj!

 

Previous ArticleNext Article