KreuCelebrity

“Duamë”, Eli Fara vjen me ritme romane

Ajo konsiderohet si këngëtarja me zërin më brilant që i sjell serenatat korçare. Bëhet fjalë për Eli Farën, e cila ka publikuar projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.

“Duamë”, titullohet kënga më e re e 51-vjeçares, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një video aq të bukur, nëpër rrugicat mekalldrëm të Beratit të bukur, shohim Elin si një cupëlinë, me fustanin me pika dhe shallin rreth kokës.

Kënga vjen në bashkëpunim me Imbro&Band e ka kompozuar dhe orkestruar Adrian Hila ndërsa për tekstin janë përkujdesur Rovena Diloa dhe Adrian Hila.
Këngëtarja shqiptare edhe pse ka një dekadë jete mbi supe duket si gjithmonë e freskët dhe mjaft e bukur. Eli Fara ka ditur gjithnjë ta përcjellë mes ëmbëlsisë këngën e saj te publiku. Mesa duket edhe këtë radhë, sukses i garantuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF