Historia e parrëfyer e Dianës! 0 462

Kanë kaluar dy dekada nga humbja tragjike e saj 31 gushtin e vitit 1997, e megjithatë kurioziteti mbi jetën e Dianës vazhdon të mos fashitet. Shumë gjëra janë zbardhur tashmë që nuk i dinim më parë, e megjithatë, publiku i gjerë ende nuk njeh disa detaje  “ princeshën e popullit“. Duke nisur që nga fakti se familja e saj ishte shumë e lidhur me atë mbretërore. E ëma, Frances Ruth Shand Kydd, kishte qenë prej shumë kohësh damë shoqëruese e mbretëreshës mëmë.

Shkolla nuk ishte pika e saj e fortë, por e adhuronte vallëzimin. Kishte dashur shumë të bëhej balerinë, por ishte tepër e gjatë, 1 metër e 78 centimetra. Megjithatë edhe pasi u bë princeshë vazhdoi ta ushqente dashurinë e saj për kërcimin.

Charles fillimisht kishte qenë i lidhur për pak kohë me motrën e saj të madhe. Për herë të parë, nusen e ardhshme e takoi kur ajo ishte 16 vjec dhe ai 28. Sapo historia e tij me motrën përfundoi, Charles-i nisi t`i vinte rrotull Dianës.

Dashuria e saj më e madhe nuk ishte Dodi Al Fayed sic mendojnë shumica; ishte kirurgu pakistanez  Hasnat Khan, të cilin e takoi në 1995-sën. Marrëdhënia e tyre zgjati dy vjet, por mjeku që prefeonte shumë jetën e qetë dhe larg dritave të prozhektorëve, vendosi t`i jepte fund i trembur nga popullariteti i madh dhe vëmendja e jashtëzakonshme që i kushtohej princeshës.

Previous ArticleNext Article