Jimmy Choo, njeriu që adhuron këpucët dhe femrat! 0 236

Këpucët e Jimmy Choo sot i njohin të gjithë, por për krijuesin e tyre nuk dijnë shumë. Për shembull, cili është qyteti I tij i preferuar? Jua themi ne, Hong kongu. Hobi i preferuar? Karaoke. Mediton dhe ushqehet shëndetshëm, me pak fjalë është më pop nga sa mendonim.

Por si lind një këpucë Jimmy Choo? Për t`i shkuar deri në fund duhet gërrmuar në fëmijërinë e stilistit të famshëm në Malajzi. I ati ishte këpucar dhe e ka inkurajuar gjithmonë të ndiqte rrugën e tij. Dhe kështu ndodhi vërtet: në moshën 11 vjec krijoi këpucën e tij të parë dhe që prej atëherë, nuk ndaloi më.

Kam lindur në një familje artizanësh të këpucëve; kur isha 7 apo 8 vjec, pasi mbaroja detyrat shkoja në dyqan dhe rrija e kundroja sesi im atë punonte bashkë me ndihmësit e tij, tregon Jimmy, duke na zbuluar kështu se talenti i madh lind, por edhe kultivohet.

Cila ka qenë motoja e tij në jetë?  Nuk ia kam vënë veshin kritikave, thotë ai, nuk i kam lejuar të ndikojnë në humorin tim apo mënyrën sesi e kam parë jetën!  Këshillë tepër e vyer kjo, vërjani veshin!

Previous ArticleNext Article