Kiara Tito i vjedh Luanës këtë detaj të look-ut! 0 1023

Vetëm dy ditë më parë, i kapëm të bënin “xing“ me njëra tjetrën. Kishin veshur të njëjtin fustan të bardhë me pika të kuqe , të dyja duke e ekspozuar me krenari në poza mjaft sensuale.

Por Kiara Tito këtë herë i vjedh moderatores (që duket se e ka frymëzim), edhe nje tjetër detaj: flokët gjysëm të kapur lart, për të cilin Luana është aq krenare sa edhe e thotë kështu si me gjysëm shakaje, se si model, e ka shpikur ajo!

Kiara madje duket kërkon të ecë në gjurmët e prezantueses popullore edhe përsa i takon këngës; e pamë që Luana eksperimentoi dhe i pëlqeu, e këtë me sa duket kërkon ta bëjë edhe modelja bukuroshe. Fundja, përse jo. Përpjekja nuk dëmton, thotë një shprehje e vjetër.

Previous ArticleNext Article