KreuCelebrity

Meghan Markle: Më mungon aktrimi

Jeta e saj ndryshoi pas martesës me Princin Harry, Meghan Markle u detyrua që t’i japë fund karrierës së saj si aktore. Pavarësisht jetës përallore bukuroshes amerikane e cila ndërkohë ka ‘pushtuar’ edhe botën e medias, sërish i mungon industria e filmave, aty ku ajo u bë edhe e famshme.

Gjatë vizitës të saj të radhës në Dublin, Meghan ka zbuluar se i mungon seriali ku punonte në Shtetet e Bashkuara “Suits”. Ndërsa fliste me publikun, një fanse i tha: “Jam një fanse e ‘Suits’ dhe më mungon shumë”. Nuk mungoi reagimi i Dukeshës 36-vjeçare, e cila i tha: “Edhe mua.”

Meghan është përshkruar gjithmonë si një femër e qeshur dhe pozitive, që transmeton energji të mirë tek publiku.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF