Njerëzit dhurojnë para për ta bërë Kylie Jenner miliardere! 0 341

Epo kjo botë, është sot më e çuditëshme se c`ka qenë ndonjëherë! Këtë javë, 20 vjecarja Kylie Jenner u bë personi më i ri që zinte një vend në listën e Forbesit e cila rendiste femrat më të pasura self-made të Amerikës! Revista prestigjoze tregoi se Kylie vlen 900 milionë dollarë dhe nëse arrin të fitojë 100 milionë dollarë vitin e ardhshëm, do të jetë miliarderja më e re në histori që e ka vënë pasurinë vetë.

Pasi dëgjuan këtë lajm, shumë vetë janë mobilizuar ta ndihmojnë pjesëtaren e klanit Kardashian-Jenner të arrijë këtë objektiv, madje njëri shkoi deri aty sa të krijonte një faqe të posacme për mbledhje fondesh, GoFundMe me synimin të grymbullohen 100 milionë dollarë.

Nuk dua të jetoj në një botë ku Kylie Jenner nuk bën 1 miliardë dollarë, shkruante ai. Ne të tjerët në fakt, mendojmë për një tjetër lloj bote, po s`është në dorën tonë, apo jo.

 

Previous ArticleNext Article