“Pasdite në Top Channel“ do ta prezantojë Bieta Sulo?? 0 1031

Edhe pse bëhet fjalë për një emër të njohur të ekranit më të madh shqiptar, Bietën nuk e kemi parë shumë në situate të tilla, ndaj lakimi i emrit të saj si prezantuesja e ardhshme e emisionit të pasdites në Top Channel, na befasoi.

Është diskutuar me kohë se moderatorja aktuale, Juli Krisafi që zëvendësoi Jonida Shehun e larguar nxitimthi në mes sezoni, do ta lërë këtë pozicion duke u rikthyer mbase në atë spikeres së lajmeve, karrigia ku jemi mësuar ta shohim gjithmonë. Por ndërsa pati mjaft supozime se cila do të jetë moderatorja e re, emri i Bietës nuk ishte përfolur më parë. Tani, duket se burime pranë saj kanë pohuar se do ti besohet Pasditja e shumëlakmuar. Në qoftë se është e vërtetë, do të jetë një zhvillim interesant dhe ne do të presim më kërshëri të shohim sesi qëndron bashkëshortja e Alban Dudushit në drejtimin e një emisioni të tillë të rëndësishëm.

 

Previous ArticleNext Article