Vajrat që mund të përdorni për cdo lloj lëkure! 0 212

Vaj për fytyrë të yndyrshme? Po, dhe i bën shumë mirë! Tingëllon e cuditëshme, megjithatë ekspertët betohen se vaji mund t`ju ndihmojë të stabilizoni lëkurën tuaj e të largoni sebumin e tepërt. Përpiquni t`i aplikoni në darkë këto vajra që të veprojë gjatë kohës që flini, dhe do t`i shihni rezultatet.

Vajin e xhoxhobës ( jojoba)

Jojoba ndikon praktikisht në zbutjen e sebumit dhe vetë është një vaj I lehtë e që i krijon lëkurës mundësinë e “frymëmarrjes“.

 

Vaji i farave të rrushit

Përvec vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore, njihet si përbërës i përkryer për të luftuar shfaqjen e akneve, por ka dhe efekt tharës në lëkurë.

Ka dhe ca këshilla për lëkurën e thatë ndërkohë. Asaj i bën mirë:

Vaji I bajames, hidraton dhe është i pasur në vitaminë A

Vaji marula, ka efekt të jashtëzakonshëm në lëkurë, përthithet shpejt prej saj dhe mund ta mbani gjithë ditën e gjithë natën

Për fytyrën e prirur ndaj aknesë, zgjidhja është vaji i farave të shegës, i mbushur me elementë natyralë anti-inflamatorë dhe anti-bakterialë.

Previous ArticleNext Article