KreuCelebrity

Victoria Beckham flet për bestytninë e saj, çfarë mban për fat

Victoria Beckham në çdo pjesë të veshjeve ka xhepa ku mban kristale, të cilat thotë se të japin energji pozitive dhe frymëzim. Gojët e liga, kësaj deklarate i kanë bërë shpjegimet e veta, ‘problemet me bashkëshortin e kanë detyruar të besojë në këto variante demode’.

 E megjithatë faktet flasin ndryshe, ajo vijon jetën e saj mes luksit e dashurisë familjare e ndërkohë në një intervistë për revistën “Elle” ka folur për kristalet e saj që i sjellin fat.

“Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”, ka treguar 44-vjeçarja britanike.

Ndërkohë miqtë e ngushtë të stilistes kanë bërë të ditur se ajo pëlqen të jetë e rrethuar nga energji pozitive, sepse shpesh është nën stres. Ajo gjithmonë vesh rroba me xhepa dhe ka një koleksion të vogël gurësh.

E në fakt dashurinë e madhe ndaj kristaleve e ka treguar edhe kur i përfshiu ato në koleksionin e ri. Pra, krijimet e saj të fundit përmbajnë kristale mbi shpatullat dhe pantallonat kanë xhepa të fshehtë të brendshëm për kristale.

“Është një mënyrë e mirë që gjithmonë t’i mbani me vete”, tha kreatorja e famshme e modës. Victoria ka treguar se ka lexuar me vite kristalet për të kuptuar fuqinë e tyre dhe këtë dëshiron ta ndaj me miqtë.

“Tani dua t’i ndaj njohuritë e mia me klientët e mi”, tha ajo, duke shtuar se veshjet i dedikohen grave të fuqishme dhe të suksesshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF