Recetë, si të përgatisni kek molle krokantë

Një recetë e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur. Kjo është një tortë krokante me mollë e cila ka në përbërjen e saj edhe arra, shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe nuk ka petë!

Për mbushjen:
3 mollë të mëdha të prera në feta
1 lugë çaji kanellë e grirë
¼ lugë çaji arrëmyshk
Gjysmë filxhani sheqer pluhur
Gjysëm filxhani qumësht
1 lugë gjellë gjalpë ose margarinë
2 vezë

Për shtresën e sipërme:

¼ kupë më arra të grira
¼ kupë me sheqerë kafë
2 lugë margarine ose gjalpi

Ngrohni furrën në 200 gradë. Në një tas shtoni mollët, kanellën dhe arrëmyshkun, përziejëni dhe më pas vendosini në një enë qelqi që do e përdorni për ëmbëlsirën.
Në një enë tjetër shtoni përbërësit e tjerë dhe përziejini derisa të arrihet një masë kompakte. Shtojini mbi këta përbërës përzjerjen e mësipërme me mollë. Në një tas të vogël hidhni përbërësit që do i hidhni sipër ëmbëlsirës dhe shtrojini mbi mbushjen.
Piqeni për 40-45 minuta. Lëreni të ftohet dhe ruajeni në frigorifer.

 

Previous ArticleNext Article