Sherri me Ciljeten, Fifi: nuk prishet shoqeria për ca pikë!

Kanë qenë mikesha të mira, e madje kanë pasur edhe një bashkëpunim të suksesshëm mes tyre, “Big Booty“, por që prej Këngës Magjike, raportet e Fifi-it dhe Ciljetës nuk janë rikthyer më aty ku ishin.

Shkak i sherrit u bë fakti që Filloreta Raci nuk i dha pikë këngës së shoqes, e nuk zgjati shumë që të shpërthente mëria, e reflektuar deri tek fshirja e këngës së tyre në Youtube. Por cfarë arsyeje kishte Fifi që e bëri një veprim të tillë?

Nuk e kam bërë me qëllim, këmbëngul ajo, por e kam parë spektaklin nga një prizëm tjetër, më shumë si artiste sesa si mike. Kur ti prekesh se more 2 pikë dhe unë 7, atëherë s`ke qenë asnjëherë mik, tha këngëtarja e ftuar në “Thumb“. Fifi sqaroi po ashtu se i ka kërkuar Ciljetës falje publikisht e personalisht, por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej saj.

Previous ArticleNext Article