3 arsye përse nuk duhet t’i vishni kurrë rrobat dhe këpucët e reja pa i larë! 0 64

Ndonjëherë kur blini një veshje ose këpucë të reja është një dëshirë shumë e madhe për t’i veshur menjëher të re që mezi e keni pritur, por harroni sa shumë njerëz e kanë provuar atë më parë sesa ta vishni ju. Këshilla jonë është që gjithçka e re që blihet duhet të lahet sepse ju do mund të bëheni pre e probleme shëndetësore. Më poshtë keni 4 arsyet përse duhet të fusni menjëherë në lavatriçe gjithçka të re që blini!

 

Alergjitë – Alergjitë e shkaktuara nga pluhuri janë nga më të përhapurat dhe rrobat që qendrojnë për një kohë të gjatë në dyqan sigurisht që mbledhin pluhur. Nëse ju e mbani atë veshur për disa kohë dhe nuk e keni larë është e sigurtë që do të keni një seancë të mirë tështimash dhe rrjedhje hundësh. Kursejani vetes!

 

Viruset – sidomos gjatë periudhës së gripit është një mundësi shumë e madhe që ju të bini në kontakt me një virus të mundshëm dhe të merrni gripin. Njerëzit tështojnë pranë rrobave në dyqnae, ajri mbushet me microbe, gjithashtu edhe rrobat të cilat ju do i vishni. Më mirë të sigurt sesa të penduar! Nëse rrobat kanë qenë të magazinuara për një kohë të gjatë atëherë rreziku i viruseve të rrezikshme bëhet më i madh. Gjatë periudhës së magazinimit në rrobat tuaja mund të kenë kaluar minjë ose insekte të cilat njihen si mbartës sëmundjesh të rrezikshme.

Kërpudhat e ndryshme – Bëhet fjalë për këpucë tuaja. Është shumë e rëndësishme që ju të vishni këpucë të lara sepse shpesheherë ato bëhen mbajtës të kërpudhave mykotike duke ju shkaktuar në këtë mënyrë myk në gishta që është shumë i parehatshëm dhe I vështirë për tu hequr.

Previous ArticleNext Article