7 trendet më të çmendura të makeup-it për verën 2018! 0 50

Ju prezantojmë me trendet e makeup-it që vijnë nga pasarelat botërore. Ngjyra të guximshme, tonalitete ekstreme që duan guxim për t’u provuar! Nëse doni që pushimet tuaja të jenë ndryshe këtë herë kthejeni netët buzë detit në provë të mirëfilltë të aftësive tuaja si artiste makup-i! Me siguri që njëri nga këto trende do t’iu përshtatet!

 

Ngjyrat Neon – E kuqe, portokalli dhe rozë neon. Artistët e makeup-it janë përqendruar tek këto ngjyra për sytë dhe buzët. Duhet të jeni të kujdesshëm me përdorimin e tyre sepse një gabim i vogël do të binte në sy, por mos lejoni që kjo t’iu ndalojë!

Sytë e vijëzuar si Kleopatra – Mendohet që peneli i zi i syve ka qenë në qarkullim që në kohën e Egjiptit të lashtë dhe mesa duket do të vazhdojë të jetë vërdallë edhe për shumë kohë! E veçanta e kësaj herë është që peneli duhet të jetë ekstrem!

Faqet shumë të theksuara – Zgjidhni çfarë të doni, nga ndriçuesi (highlighteri) me ngjyrë shumë të dukshme deri tek rouge me tonalitete të së kuqes ose portokallisë, por bëjini ato faqe të dukshme!

Gurët si makeup – Kristale të vendosura në fytyrë në mënyrë që të zbukurojnë tiparet tuaja. Është një trend i çuditëshëm, por ishte shumë i përhapur gjatë sfilatave të modës pranverë 2018. Kristalet Sëarovski të përdorura në vend të penelit të syve ishin risi dhe mesa duket shumë të preferuara.

Buzët e ndriçuara – Shkëlqyesit e buzëve u dukën sikur ikën ca kohë nga qarkullimi duke ja lënë rrugën e lirë buzëkuqëve mat, por mesa duket ata janë rikthyer sërish! Markat e njohura të makeup-it po përpiqen të sjellin formula më cilësore dhe më jetëgjata. Ajo që vihet re është që preferohet shkëlqyesi pa ngjyrë.

Sytë e dukshëm – Ngjyrat e verdha të ndezura dhe ngjyra argjendë janë shumë të preferuara. Ky lloj makeup-i ka qenë shumë i përdorur në pasarelat e 2018-s dhë është pëlqyer dhe përdorur nga shumë vajza në përditshmërinë e tyre.

Burimi: Allure

Previous ArticleNext Article