KreuCelebrity

Cheryl këngë me dhimbje për ish-bashkëshortin

Ndarja e Cheryl dhe Liamit pas dy vitesh e gjysmë lidhjeje u komentua shumë në botën e showbizit. Ata e shpallën vendimin një ditë pas ditëlindjes së Cheryl, edhe pse ishin diskutuar shumë për një ndarje të mundshme.

Ndërkohë mesa kuptojmë për Cheryl dhimbja ende nuk qenka fashitur. Ajo ka zbuluar se sëshpejti do të nxjerrë në treg këngën kushtuar pikërisht dhimbjes, pas ndarjes nga ish anëtari i grupit ‘One Direction’, Liam Payne.

Mësohet se muzika është prodhuar nga ‘The Invisible Men’, me të cilët Cheryl ka punuar me albumin e saj të fundit Only Human. Për këtë projekt ajo ka bashkëpunuar me ish anëtaren e grupit Girls Aloud, Nicola Roberts.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF