Ç’ndodh me trupin tonë gjatë temperaturave të larta! 0 150

Temperatura reflekton lëvizjen e rastësishme të grimcave dhe prandaj është e lidhur me energjinë kinetike të molekulave dhe shpreh një masë energjie që ka një trup. Për këtë mund të themi se një trup ka një temperaturë të caktuar. Nxehtësia përfshin një transferim të energjisë ndërmjet dy objekteve në temperatura të ndryshme. Shpreh një masë të energjisë, që një trup ka shkëmbyer me trupa të tjerë. Nuk mund të flitet për ngrohjen që përmban një trup, por vetëm për energjinë që gjeneron.

Temperatura- indeksi i gjendjes termike të një trupi.

Nxehtësia e ve organizmin tonë në vështirësi, ku në disa raste mund të jetë edhe fatale. Për të mbajtur në gjendje optimale organet dhe aparatet e tjera të trupit, të cilat keqfunksionojnë nëse mbinxehen, trupi ynë zbaton një sërë mekanizmash ftohëse dhe kjo kërkon impenjim. Në fakt organizmi për të mbajtur temperaturën e brendshme konstante konsumon shumë energji. I gjithë sistemi ruajtës i temperaturës së trupit menaxhohet nga truri. Sidoqoftë, është vërtetuar se trupi ka nevojë për disa ditë që të përshtatet me nxehtësinë.

Sistemi i termorregullimit të organizmit

Trupi i njeriut ka një temperaturë të brendshme prej rreth 37 gradë celsius. Pavarësisht nga kushtet klimatike, kjo temperaturë duhet të mbetet e vazhdueshme për të garantuar mirëqenien dhe funksionet normale të organizmit. Qendra e këtij sistemi banon në hypothalamus, një zonë të veçantë të trurit. Në këtë qendër janë të lidhur një sërë sensorë të temperaturës të vendosura në periferi, të cilat regjistrojnë dhe dërgojnë informacion mbi nxehtësinë e jashtme në hypothalamus. Kur është shumë nxehtë, sistemi ve në funksionim një sërë mekanizmash që janë në gjendje të përcjellin nxehtësinë jashtë, ndërsa në situatën e kundërt, atëherë kur është shumë e ftohtë, ndërhyn duke kufizuar shpërndarjen e nxehtësisë.

Problemet e shkaktuara nga nxehtësia.

Para së gjithash, djersitja shtohet, enët e gjakut zgjerohen dhe presioni arterial ulet. Zemra shton ritmin dhe frekuencën e saj dhe për këtë arsye punon në nivele shumë më larta se në një situatë normale.

Të gjitha këto variacione mund të shkaktojnë lodhje, ënjtje dhe dhimbje në gjymtyrët e poshtme,bllokime muskulare.

Burimi/ www.anagen.net

Previous ArticleNext Article