Shqiponja shqiptare e stampuar tashmë në çantat Louis Vuitton, çmimi marramëndës! 0 2769

Mesa duket flamuri shqiptarë nuk është më frymëzim vetëm për ata që e kanë pjesë të identitetit të tyre, por për të gjithë! Kjo famë është fal atyre që e ngrenë lartë emrin tonë në botë. Këtë herë flasim për shtëpinë e famshme të modës Louis Vuitton që ka zgjedhur që flamurin tonë ta bëj pjesë të çantave aq të famshme që janë simbol i pasurisë dhe famës!

 

Bëhet fjalë për një linjë çantash, e cila është ndryshe nga të tjerat. Në këtë linjë rëndësi të veçantë kanë detajet. Frymëzimi vjen nga simbole si flamujt ose detaje përfaqësuese të kulturave të ndryshme. Ky është një bashkëpunim i shtëpisë së modës me dizenjuesin francez, Jay Ahr. Çantat janë shumë të bukur, të gjitha me veçantinë e tyre dhe pjesë e këtij koleksioni u bë edhe Shqipëria. Fama e shqiponjës i ka kaluar kufinjtë prej kohësh por këtë herë u bë edhe më i famshëm gjatë ndeshjes Serbi – Zvicër gjatë Botërorit 2018.

 


Fatkeqësisht çmimi i çantës është i papërballueshëm për pjesën më të madhe prej nesh sepse kushton 9900 $, sidoqoftë ne na gëzon fakti që kjo firmë prestigjoze është frymëzuar nga shqiponja jonë!

Previous ArticleNext Article