Skandali i ngacmimeve seksuale, producenti e pranon: Kam ofruar punë në këmbim të seksit!

Harvey Weinstein u përfol shumë gjatë në Hollywood se kishte pranuar favore seksuale, madje shpesherë kishte abuzuar me aktoret në këmbim të roleve. Ai i mohoi akuzat për një kohë shumë të gjatë dhe kjo situatë vazhdoi edhe pasi folën shumë personazhe publike për raste të ngjashme. Weinstein doli para gjykatës muajin e kaluar, por u lirua duke lënë garanci, ndërkohë që hetimet vijojnë. Më në fund ai ka pranuar për një intervstë për “Spectator” se është e vrëtettë që u ka ofruar punë aktorëve në këmbim të seksit por sipas tij kjo është mënyra sesi gjërat funksionojnë në Hollywood. “Po, u ofrova atyre role në këmbim të seksit. Por kështu bëjnë dhe vazhdojnë të bëjnë të gjithë”, ka thënë producenti.

66- vjeçari nuk pranoi në gjykatë akuzat për përdhunim dhe akuza për ngacmime seksuale. Për momentin akuza më e rëndë ndaj tij është kryerja me forcë e marrëdhënieve seksuale dhe nëse kjo vërtetohet ai rrezikon burgim të përjetshëm. Janë më shumë se 70 gra, një numër i madh i të cilave aktore të njohura, të cilat e akuzojnë producentin se i ka ngacmuar seksualisht, mes akuzave bëhet fjalë dhe për përdhunim.

Previous ArticleNext Article