Albërie Hadërgjonaj: Jam penduar për këtë operacion plastik që kam bërë! 0 414

Albërie Hadërgjonaj është pjesë e skenës shqiptare prej disa dekadash tashmë dhe gjithmonë e dashur dhe e vlerësuar nga publiku. Jo vetëm e talentuar, por edhe e bukur, është e drejtë të thuhet që është një nga ata njerëz që s’kanë moshë!

E ftuar në emisionin “Rudina” duket shumë e freskët me veshjen e saj gjithmonë stil, këtë herë ka zgjedhur xhinse dhe një këmishë rozë. Gjatë intervistës, mes të tjerash ajo ka folur edhe për ndërhyrjet estetike dhe si ndjehet në lidhje me to.
“E kam patur hundën e bukur, por me moshën njeriu gabon! Po ta kisha tani atë hundë do të isha njeriu më i lumtur në botë.” , – ka thënë këngëtarja duke shprehur qartazi pendesën për këtë veprim që ka bërë.

Nisur nga fakti që ajo është penduar për ndërhyrjet e saj ajo vjen me një këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të ndërhyjnë: “Duhet ë kemi shumë kujdees ku shkojmë kur duam të ndërhyjmë tek vetja.” – ka përfunduar ajo.

Previous ArticleNext Article