KreuCelebrity

Almeda Abazi sherr me fansat për patriotizëm

Moderatorja e njohur Almeda Abazi ka shprehur mbështetjen për këngëtaren Era Istrefi, pas performancës në Kupën e Botës dhe këtë e ka bërë duke publikuar foton e Erës duke kënduar në stadiumin e Luzhniki në Moskë.

Ajo shkruan se është shumë krenare për suksesin e bashkëatdhetares së saj, ndërsa e ka shoqëruar përshkrimin me flamurin e Shqipërisë.

Një fans i ka komentuar fotot e postuara nga Amelda, duke thënë se në fakt Era përfaqëson flamurin e Kosovës dhe jo të Shqipërisë.

Kjo ka sjellë reagimin e moderatores e cila është shprehur se nuk e dinte që Shqipëria ka dallim me Kosovën. Duke ironizuar komentuesin, e duke theksuar fort kështu patriotizmin e saj.

Kështu s’të falim ne shqiptarët!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF