Ana rozë e Botërorit, puthje dhe ledhatime mes Macron dhe Kolindës! 0 822

Presidentja kroate Kolinda Kitarovic është bërë protagoniste e Kampionatit Botëror në Rusi për përkrahjen që i ka dhënë futbollistëve kroat, por edhe me sjelljet e saj, në tribuna.

Ajo nuk mund të mungonte edhe në finalen e Kupës së Botës në Moskë, ku kroatët nuk arritën të mundin Francën për të bërë histori, duke e sjellë Kupën e Botës për herë të parë në Ballkan, dhe vetëm kështu ndoshta do të ishte shpjeguar edhe euforia e Presidentes bjonde të Kroacisë.

Gjatë kohës sa Kolinda ka përcjellë lojën bashkë me homologun e saj francez Emanuel Macron, kamerat kanë kapur edhe momente që në rrjetet sociale të cilat po theksojnë në fakt se sjelljet e tyre e kanë tejkaluar paksa protokollin.

Ndërsa tjetri është ai gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, kur Kolinda i ledhaton kokën presidentit Macron.

Njëri prej tyre, është momenti kur presidenti Macron puthë goxha me afsh në faqe homologen Kitarovic.

 

Previous ArticleNext Article