KreuCelebrity

Era Istrefi bën shqiponjën në finalen e botërorit!

E diela e 15 korrikut mbylli sagën 1-mujore të kampionati botëror të futbollit. Ishte një përballje me shumë emocione ajo mes finalistëve të kësaj gare, Francës dhe Kroacisë.

Sa i përket shqiptarëve, vëmendja kësaj here drejt fushës së blertë në Moskë, nuk ishte vetëm për shkak të lojës që do të zhvillohej mes skuadrave finaliste, por edhe për arsyen se këngëtarja shqiptare Era Istrefi do të hapte ceremoninë e këtij kompeticioni gjigand. Era sëbashku me Will Smith dhe Nicky Jam elektrizuan miliona tifozë që gjendeshin në stadium. Në fakt me të drejtë me siguri çdo shqiptar është ndjerë krenar teksa ka parë që për disa minuta, sytë e gjithë botës ishin tek Era, këngëtarja me origjinë nga Kosova.

Por Istrefi nuk e ka lënë me kaq dhe i ka mëshuar edhe më faktit që ajo është shqiptare. Teksa ka përfunduar performancën ajo ka bërë në tribunë, mes mijëra syve kureshtarë, simbolin e shqiponjës. Në fakt na kishte lajmëruar, që në finalen e botërorit ajo do ta gjente një mënyrë që t’i tregonte botës një element shqiptar. Dhe e bëri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF