Fejohet Flori Mumajesi? Po me kë? Liberta këto ditë ka pushuar në Tanzani! 0 1394

Ka mjaftuar një foto e Florit ne Instagram që hamendësimet të marrin dhenë. Është një foto e thjeshtë por tepër e bukur e dy duarve të mbërthyera ( dhe një unaze që bie shumë në sy) e cila duket kërkon të tregojë pa fjalë zyrtarizmin e një lidhje dashurie. Nuk kaloi shumë që postimi të bombardohej me urime për fejesë.

E vetmja lidhje e përfolur së fundi e kantautorit të njohur shqiptar është ajo me moderatoren e “ Prive“, Liberta Spahiu, e cila këto ditë të nxehta korriku preferoi t`i kalonte në Tanzani, në shoqërinë e kolegëve Vlorijan Halili dhe Alaudin Hamiti.

Mediat rozë si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri u bë disa kohë që flasin për një afrim të madh mes Florit dhe Libertës, por ndonëse ishin përpjekur të bënin bashkë detaje të ndryshme për të treguar se ka dicka vërtet, vec fjalëve, nuk u konfirmua ndonjëherë asgjë serioze. Vetë moderatorja sakaq është shprehur e zhgënjyer nga dashuria, dhe pushimet zgjedh t`i bëjë shumë larg. Atëherë, nuk është Liberta vajza e fotos? Kush është pyesim ne..

Vitin e kaluar, Flori ishte në qendër të vëmendjes për marrëdhenien e tij me Elvana Gjatën, me të cilën pati një bashkëpunim muzikor disa vjecar, por u përfol shumë edhe për një histori dashurie.

Previous ArticleNext Article