KreuBusull

Horoskopi ditor 16 korrik 2018

Dashi

Nervozizmi që do të keni sot përgjatë gjithë ditës nuk do t’ju lejojë të shijoni këtë ditë pushimi që vetëm stresante nuk duhej të ishte.

Demi

Mjaft aktivitete dhe surpriza të këndshme parashikohen për të lindurit e kësaj shenje gjatë kësaj dite. Do të jeni të rrethuar nga dashuria.

Binjakët

Një ditë plot ngjyra ashtu scic ndiheni edhe ju sot. Kudo që jeni me familjen apo me miqtë çdo gjë do të shkojë shumë mirë.

Gaforrja

Sot keni nevojë për përkëdhelje dhe pak intimitet me partnerin, por nuk do ta realizoni dot. Të afërmit tuaj ju kanë zbarkuar në derë.

Luani

Keni mjaft opsione interesante sot për të kaluar ditën dhe nuk dini kë të zgjidhni. Miqtë duan një ditë në natyre dhe vendi do t’ju pëlqejë pa masë.

Virgjëresha

Ilaçi i ditës tuaj sot do të jenë blerjet. Ata që ju shoqërojnë do të kënaqen sepse ju bëni shumë dhurata.

Peshorja

Sot jeni ju protagonistët e situatave të ndryshme që ju ofron dita. Do dini të bëni zgjedhjet e duhura.

Akrepi

Edhe pse dita do të jetë shumë e rrëmujshme, mbrëmja paraqitet e qetë dhe në shoqëri të mirë.

Shigjetari – Partneri nuk do të kuptojë një takim pune që do t’ju dalë sot papritur. Debate dhe zënka parashikohen gjatë pasdites.

Bricjapi

Keqkuptimet që do të lindin së fundmi nuk do të ndodhin për shkakun tuaj, kështu që nuk keni pse të ndiheni fajtor.

Ujori

Mos qëndroni të mbyllur në shtëpi sot. Dita është shumë e bukur dhe duhet shijuar në çdo moment. Do kërkoni shoqërinë e një miku.

Peshqit

Sot çdo gjë duket sikur shkon sipas planit dhe nuk do të ndiheni të rrezikuar aspak nga një koleg që ju ka vënë shkopinj nën rrota.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF