Irina Shayk: fillesat e mia? Aq e varfër, sa “vdisja për bukë“! 0 3798

Sot është një prej modeleve më të paguara të botës ( dhe e vetmja femër që arriti të ulte me këmbë në tokë feministin Bradley Cooper).

Por jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e bukur për Irina Shayk. 32 vjecarja ruse ka vuajtur shumë në rrugën e saj të modelingut. Në Paris nuk më pranonte askush, rrëfen ajo dhe arsyeja ishin format e veta, sot aq të vlerësuara. Vajzat e tjera ishin kockë e lëkurë dhe Irina dilte nga standarti. Përpos kësaj, nuk dinte asnjë fjalë anglisht dhe lëkura e grunjtë nuk i pëlqente atyre që përzgjidhnin modelet për pararela.

Ndaja një apartament tmerrësisht te vogël me dy vajza të tjera, kujton sot bukuroshja, dhe qëllonte që për ditë të tëra të mos haja asgjë tjetër vecse pak oriz. Nuk kisha para të bleja ushqime. Kanë qenë kohë vërtet të vështira, por sipas Irinës, që sot është në kulmin e suksesit, kishin dhe ato bukurinë e tyre. Vështirësite vazhdon modelja, më mësuan se jeta nuk është fushë me lule dhe se duhet t`i vlerësosh edhe gjërat e vogla që ajo të ofron.

Previous ArticleNext Article