Jeshilja angleze, ngjyra e duhur për mobilimin e shtëpisë suaj! 0 498

Një nga ngjyrat më në modë për mobilimin e shtëpive por edhe si ngjyrë muri është jeshilja angleze. Bëhet fjalë për një ngjyrë me tonalitete të jeshiles së zënë, një ngjyrë intense dhe e rafinuar. Kjo është një zgjidhje e bukur dhe në modë edhe për mobiljet por edhe si ngjyrë muresh! Është një ngjyrë e cila cilësohet si pozitive dhe që përcjell pozitivitet
Për të gjithë ata që do të zgjedhin këtë ngjyrë kjo do ta bëjë shtëpinë tuaj me tone klasike, delikatedhe luksoze!



Një mur me këtë ngjyrë do ta bënte shtëpinë tuaj të dukej bukur dhe nuk do ta rëndonte. Ndoshta për sytë tuaj do të ishte pak e ngarkuar që një dhomë e tërë të ishte me këtë ngjyrë, por sigurisht që vetëm një mur do ta bëntë punën për mrekulli!

Dhoma e gjumit
Dhoma në të cilën mbështetet krevati është vendi i duhur për të bërë ndryshim. Eleganca që do të sjelli kjo zgjidhje do t’iu japi relaksin e duhur dhe do të garantojë pushimin e duhur gjatë natës.

Dhoma e ndënjes
Për një dhomë më hapësirë të madhe zgjidheni këtë ngjyrë si ngjyrën e divanit të madh, mundësisht të ketë edhe model vintage. Nëse keni një sallon të vogël atëherë do të mjaftontë një nga mobiljet të kishte një ngjyrë të tillë.

Tualeti
Zakonisht për banjën preferohet ngjyra e bardhë por këtë herë do ta ndërrojmë dhe do të shkojmë tek kjo jeshile e mrekullueshme.

Kuzhina
Në një mjedis të tillë ku me siguri ka mbizotërim të drurit të kombinosh gjithçka me jeshile angleze do t’i japi dhomës pamjen tipike të shtëpive të vjetra angleze dhe nëse jeni I lidhur me fshatin atëherë kjo është ngjyra e duhur!

Previous ArticleNext Article