KreuCelebrity

Louis, princi më fotozhenik i Familjes Mbretërore

Pagëzimi i princit Louis të hënën e 9 korrikut u komentua shumë për organizmin, pjesëmarrjen dhe për atë që ngjalli më shumë interes, foton e parë të tij me familjen. Sigurisht atë ditë u zbulua diçka, por fotot e publikuara sot, teksa i shohim të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore duke pozuar krejt të relaksuar, janë vërtetë shumë të bukura.

Imazhet u morën nga fotografi i famshëm, Matt Holyoak, pas pagëzimit në ‘The Chapel Royal’ në Pallatin e Shën Jakobit. “Të gjithë ishin kaq të relaksuar, ishte një kënaqësi absolute”, – tha Holyoak.

Në pagëzimin e princit Louis, ishte hera e parë që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit si edhe tre fëmijët e tyre u panë së bashku si një familje prej pesë vetash.

E në këtë set magjik fotosh, protagonisti u soll si në princ i vërtetë që në ditët e para të jetës. Louis po flinte ndërsa shkoi në kishë për ceremoninë 40-minutëshe, një zgjedhje me mend, për të qenë krej i qetë gjatë vijimit të ceremonisë më pas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF